Pogradec, peshkimi i paligjshëm rrezikon zhdukjen e koranit

Mbreti i liqenit te Ohrit, Korani eshte drejt zhdukejs, kjo per shkak te peshkimit te paligjshem.Peshkatarë të ndryshëm me dhe pa licensë, peshkojnë cdo ditë në liqen, duke sjellë shkatërrimin e specieve në këtë perlë të natyrës, ndërkohë që kjo gjëndje po ndikon negativisht dhe në zhvillimin turistik të zonës. Gjendja kritike pranohet dhe nga vetë drejtuesit e Shoqatës së Peshkatarëve.Dikur në Liqenin e Ohrit, peshkonin vetëm 35 peshkatarë, ndërsa sot ky numër ka shkuar në 300, prej të cilëve vetëm 157, janë të licensuar, pjesa tjetër operojnë ilegalisht.Përballë kësaj situate dhe peshkimit pa kriter, Korani, po zhduket si specie unikale e liqenit të Pogradecit, ndërkohë që gjurmët e tij, po i ndjekin dhe shumë specie të tjera.