Zgjedhjet e 23 qershorit, mbërrin baza e plotë materiale për 10 KZAZ në Elbasan

Ka mberritur baza materiale zgjedhore per 10 KZAZ ne qarkun e Elbasanit dhe sot mbasdite fillon shperndarja per 541 qendra votimi, ku ne rrethin e Elbasanit ndodhen 326 qendra votimi dhe 7 KZAZ, ne rrethin e Librazhdit ndodhen 99 QV dhe 1 KZAZ ne Peqin 52 QV dhe 1KZAZ si dhe ne Gramsh ndodhen 64 QV dhe 1 KZAZ.Sipas perfaqesuesit te Komisonit Qendror ne qarkun e Elbasanit, Dhimiter Zografi,cdo gje eshte ne normalitet, baza materiale ka ardhur e plote dhe sot ajo terhiqet nga kryetaret dhe sekretaret e qendrave te votimit.Por problem mbetet mostrajnimi i plote i komisioniereve dhe kjo ka ardhur per shkak te partive politike qe nderrojne listat e komisioniereve. Sidoqofte Komisioni Qendror ne kohen qe terhiqet baza materiale do te beje edhe trajnimin e tyre.