KZAZ e Kukësit: Nuk kemi marrë buxhetin nga KQZ

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ende nuk ka shpërndarë buxhetin, përmes të cilit, Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve do të mund të kryejë të gjitha funksionet e tij, përfshi këtu edhe shpërndarjen e materialeve zgjedhore për Qendrat e Votimit, në të gjitha njësitë vendore të rrethit të Kukësit.Faktin e bëjnë të ditur drejtuesit e këtij komisioni, të cilët thonë se KZAZ-së nuk i është sjellë as telefon as faks, për të komunikuar me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, apo edhe paratë që do përdoren për transportin e materialeve zgjedhore nëpër Qendrat e Votimit.Pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në Kukës tashmë kanë ardhur të gjitha materialet zgjedhore. Në qarkun e Kukësit, numërohen 197 qendra votimi, ku në 27 njësitë vendore, 3 bashki dhe 24 janë komuna, do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, më shumë se 76 mijë e 300 votues.Rrethi i Kukësit numëron më shumë se 42 mijë votues, ai i Hasit 14 mijë e 600, ndërsa rrethi i Tropojës 19 mijë e 700 votues. Numri i votuesve për herë të parë është rreth 3 mijë persona.