Zgjedhjet e 23 qershorit, ja si do zhvillohet dhe monitorohet proçesi
Shqipëtarët vendosin me votë të dielën se kujt do i besojnë qeverinë e 4 viteve të ardhshme. 3.271.885 zgjedhës jane thirrur te votojnë të dielën e 23 qershorit për Kuvendin dhe kabinetin e ri qeveritar.Pavarësisht pastrimit nga ana e Ministrisë së Brendshme, lista përfundimtare e zgjedhësve përmban 1,139 të dyshuar si të dubluar.Që nga ora 7:00 e mëngjesit deri në 19 të mbrëmjes, 5508 QV do jenë të hapura për qytetarët dhe në përfundim të proçesit, do të nisë numërimi i votave në 89 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor.Beteja më e ashpër do jetë ajo mes 2 koalicioneve, “Aleanca për Shqipërinë Europiane” me 37 parti e udhëhequr nga PS dhe koalcioni i drejtuar nga PD “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” me 25 parti. Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi do të garojnë si subjekt politik më vete.Shqipëtarët do të zgjedhin mes 66 subjekteve politike që janë renditur në fleten e votimit. Diferencë bëjnë 2 qarqe që do kenë 67 subjekte, kjo pasi në Vlorë kandidon si i pavarur Arben Malaj, ndërsa në qarkun e Fierit i pavarur garon Dritan Prifti.I gjithë proçesi i së dielës, pritet të mbikqyret nga 8,153 vëzhgues të huaj dhe vendas. Rreth 8 mije vëzhgues vendorë do të jenë syri i shqiptarëve në këto zgjedhje, nga të cilët:-2,402 afatgjatë-5,187 afatshkurtërPor edhe faktori ndërkombetar ka ngritur një ekip të tërë mbikqyrje me nje numer prej 564 vezhguesish, nga të cilët 140 afatgjatë, 424 afatshkurter .Ambasadat e vendeve të Unionit Europian janë akredituar pranë kqz për të qenë prezent fillimisht në qendrat votimi dhe më tej në qendrat e numërimit të votave. Mbikqyrje do ketë edhe nga Ambasadat e vendeve të Ballkanit, por numrin më të madh të vezhguesve e ka Ambasada amerikane, 68 vezhgues.Përpos armatës së vezhguesve të OSBE-ODHIR, procesi do të vëzhgohet nga 23 vezhgues të Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, me në krye Luca Volontè.Një sy tjetër vezhguesish do jenë edhe gazetarët e mediave të huaja që kanë paraqitur një interes të madh për proçesin e së dielës.