Lëkundje të forta tërmeti në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2013, 11:17
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës. Lëkundjet me epiqendër juglindjen e Orikumit, janë regjistruar në orën 10:41, ndërsa mesohet se janë ndjerë edhe në Vlorë e zonat përreth.Burime nga sizmologjia bëjnë me dije se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 ballë e shkallës Rihter, me epiqendër 12 km në juglindje të Orikumit, thellësi 10 km dhe koordinata 40.24 në veri dhe 19.56 në lindje.Nga tërmeti nuk janë raportuar të lënduar në njerëz apo dëme materiale.