LGBT kërkon nga partitë përfshirjen e problemeve të tyre në programe
Vetëm pak ditë para zgjedhjeve komuniteti LGBT kërkon përfshirjen e problemeve të tyre në programet e partive politike. Sipas aktivistes për të drejat e LGBT-ve Xheni Karaj shumica e partive poltike në vend nuk i kanë në fokusin e tyre problemet e këtij grupi. Nga të gjitha partitë që u përfshinë në këtë proces komunikimi sipas Xheni Karaj vetëm PS adreson cështjet LGBT në një formë të shkruar, duke njohur komunitetinLGBT si një grup intersi, ndërkohë PD është përfshirë në këtë raport mepremtimet që kreu i saj Sali Berisha bëri gjatë takimit me drejtues të lëvizjes.Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT (ProLGBT) prezantuan në një konferencë për shtyp gjetjet kryesore në kuadër të nismës "Mendo Politikisht" duke synuar që në kuadër të këtij projekti mundt'i ofrojnë komunitetit LGBT disa prej premtimeve të partive politike e mbi këtë bazë komuniteti të mund të bëjë zgjedhjen e vet në votimet e 23 qershorit.