Ndërtimet pa leje në Tiranë, Hoxha: Rama po e politizon çështjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2013, 14:16
Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor në Tiranë i është përgjigjur akuzave të kreut të opozitës për ndërtimet pa leje.Florenc Hoxha, Drejtori i Inspektoratit të Ndërtimit deklaroi se Rama po e politizon çështjen e ndërtimeve pa leje.Gjatë aksionit për prishjen e disa ndërtimeve pa leje në Tiranë Hoxha ka paralajmëruar qytetarët se nuk do të lejoj asnjë ndërtim pa leje.Një nga ndërtimet e prishura gjatë ditës së sotme, ka qenë në rrugën "Pjeter Budi", në zonën e Qytetit Studenti. Hyrja në fuqi e planit urbanistik përjashton nga çdo lloj mundësi legalizimi të shtesave pa leje dhe fati i tyre do të jetë prishja.