Zgjedhjet e 23 qershorit, mediat europiane vëmendje për standartet
Shqiptarët do të votojnë të dielën për zgjedhjet parlamentare që shihen si një test i rëndësishëm për ambiciet e vendit për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.Votimi do të vijnë katër ditë përpara një samiti të BE-së në të cilin liderët e BE do të japin një përgjigje për Serbinë dhe Kosovën gjithashtu do të vlerësohen edhe përpjekjet e Shqipërisë për tu bashkuar BE.Në një analizë të european VOICE theksohet se sistemi politik është shumë i polarizuar dhe prej kohësh dominohet nga dy partitë kryesore.Në prill shefja e politikës së jashtme në BE Catherine Ashton shkruhet në analizën e Andreë Gardner tha se këto zgjedhje janë të një rëndësie të vecantë dhe duhet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane".Indikacionet e parakohëshme nuk janë premtuese shkruan autori i analizës, ndërsa thekson se ka me pretendime për blerjen e votave, presion mbi punonjësit shtetërorë, listat zgjedhore dhe presione ndaj medias.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka qenë gjithashtu i përfshirë në mësmarrëveshje, ndërsa përmendet dhe deklarata e Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu që KQZ "duhet të jetë e lirë nga ndërhyrjet nga çdo individ, nga çdo institucion, dhe që përfshin Kuvendin e Shqipërisë".Duke rikujtuar problemet e zgjedhjeve të 2009 dhe 2011, european VOICE thekson se tani Shqipëria ka shansin për tiu afruar më shumë BE.