"Meshari” në Tiranë, Berisha: Gjuha, pjesë e identitetit tonë kombëtar
Një ngjarje unike që shqiptarët e prisnin prej vitesh. Kështu e ka vlerësuar Kryeministri Berisha praninë dhe ekspozimin e librit të parë në gjuhën shqipe, “Mesharit” të Gjon Buzukut në kuadër të festimeve për përvjetorin jubilar të pavarësisë së vendit. Sipas Kryeministrit gjuha shqipe është pjesë e identitetit tonë kombëtar dhe sa më shumë të thellohemi në njohjen dhe studimin e saj, aq më mirë do të njohim vetë kombin tonë.“Biklioteka Kombëtare përjetoi një ngjarje unike. Meshari i Gjon Buzukut kthehet sot me gërma më të arta se kurrë. Një mirënjohje të thellë librarisë së Vatikanit për mënyrën e shkëlqyer që e ka ruajtur në shekuj. Ne shqiptarët kemi një profil të vecantë të identitetit tonë. Identiteti ynë kombëtar bazohet në një aparat të caktuar genik. Identiteti ynë kombëtar ka na bazë gjuhën e kombit. Sa më shumë ta stydiojmë, aq më shumë do kontribuojmë në njohjen më të mirë të kombit shqiptar. Kjo shtyllë e bën një identitet të civilizuar, forcon nacionalizmin që bazohet në kulturën kombëtare dhe vlerat e saj dhe jo urrejtjen” deklaroi Berisha.Duke vlerësuar rolin e padiskutueshëm të Buzukut po ashtu edhe të Bogdanit në standardizimin e shqipes si gjuhë, Kryeministri dënoi mënjanimin e gjuhës liturgjike, ndërsa shtoi se janë studiuesit ata që duhet të gjejnë kurajon që në një të ardhme të afërt ta kthejnë atë në vendin që i takon.“Buzuku dhe Bogdani formuan gjuhën shqiptare. Ndërhyrjet që janë bërë në gjuhën shqipe kanë qenë me qëllimin e shmangies së gjuhës liturgjike. Kam besim të madh se studiuesit do gjejnë mencurinë dhe kurajon për të kthyer në gjuhën shqipe gjuhën e bukur liturgjike” u shpreh Kryeministri.I mbërritur një ditë më parë nga selia e Vatikanit, kopja origjinale e librit të parë shqip, Meshari i Gjon Buzukut, i cili daton që nga viti 1555, do të qëndrojë e ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare gjatë muajit nëntor me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.Që nga botimi e deri me 1740, gati dy shekuj, “Meshari” ishte një vepër e humbur, një vepër panjohur. Më 1740 në Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës, Mesharin e don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova.