Reforma në sistemin e drejtësisë, Halimi: Duhet bashkëpunim nga të gjithë

Drejtësia duhet të punojë më shumë për të ndryshuar perceptimin e qytetarëve se ky sistem është i korruptuar. Kështu u shpreh ministri Eduard Halimi gjatë inagurimit të ambjenteve të gjykatës administrative pranë gjykatës së apelit në Tiranë.Reformimi i drejtësisë është proces i gjatë dhe kompleks, por për të ecur më ritme të shpejta kërkohet bashkëpunim, u shpreh Halimi.“Inauguram gjykatën administrative të Apelit të Tiranës. Kjo do të thotë se ne e kemi gati infrastrukturën, do të thotë se më 1 janar kemi gati infrastrukturën për gjykatën e apelit të Tiranës, administrativ. Po ashtu dhe Gjykata Administrative e Tiranës inaugurohet pak javë më pas dhe ne e kemi gati të gjithë procesin i cili varet nga pjesa e qeverisë. Presim që në ditët në vijim të miratohet ligji për Gjykatën e Lartë në mënyrë që ajo godinë që ne inauguruam të mos ngelet një godinë e paefektshme. ",tha Ministri Halimi”Gjatë fjalës së tij Halimi tha se i ka kërkuar KLD-së që brenda muajit dhjetor të testojë gjyqtarët për gjykatës administrative ndërsa do ti dërgojë presidentit Nishani për dekretim listën për rishpërndarjen e gjyqtarëve.Nga ana e tij kreu i Gjykatës së Apelit,z. Alaudin Malaj shprehu entuziazmin e tij për rikonstruksionin e kësaj gjykate dhe inagurimin e Gjykatës administrative duke vlerësuar se kjo do të përmirësoj dukshëm gjykimin në kohë të shpejtë dhe të duhur të cështjeve administrative.Gjykata e apelit administrativ do të ketë 7 gjyqtarë me nga dy salla për cdo trup gjykues, zyrë për cdo gjyqtarë si dhe system audio-dhe video për cdo seancë gjyqesore. Brenda këtij viti pritet të inagurohet edhe Gjykata Administrative e shkallës së parë.