Romët, protestë përpara Ministrisë së Punës

Gra, fëmijë dhe burra të komunitet rom kanë protestuar përpara Ministrisë së Punës me arsyetimin se kjo Ministri nuk po bën asgjë për strehimin e tyre.Ata fillimisht kanë kërkuar takim me Ministrin, i cili gjatë ditës së sotme ka patur një tjetër axhendë.Protestuesit janë ata familjarët që u strehuan nga një shoqatë pas qëndrimit disa ditorë tek Avokati i Popullit.Mësohet se këto 7 familje rome nuk kanë pranuar që tjetër familje të strehohet në ambjetet e tyre, duke i kërkuar Ministrisë së Punës zgjidhjen e cështjes.Romët kanë hapur batanijet, duke thënë se do të qëndrojnë përpara Ministrisë derisa të takohen me Ministrin Ksera.