LSI, Manjani: Forcë politike e konsoliduar, e gatshme për të drejtuar vendin

E nëse për të gjithë LSI mendohet deri diku një forcë politike komode, për vetë pozicion përcaktues në mazhorancat qeverisëse në tetë vitet e fundit, vetë kjo forcë politike nuk e konsideron më veten në një kënd të tillë, por një parti me shanse, vizion, aftësi dhe përvojë jo më thjesht për tu ofruar në krijime koalicionesh ,por për të marrë “celësat” e drejtimit të vendit. Ylli Manjani, nënkryetar i LSI dhë zëvendës. Ministër i Transportit në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News e deklaroi një fakt të tillë, duke shtuar se është puna dhe angazhimi i kësaj force politike jo vetëm në kohë fushatash, por përgjatë gjithë kohës që e bën LSI të sigurtë dhe me pritshmëri të mëdha elektorale.“Në politikë nuk ka pozicion komod, asgjë sështë e dhënë njëherë e përgjithmonë. Dinamika e LSI ka qenë drejt ngritjes, ska rrudhje apo dhënie me gjithë dëshirën e madhe të mjedisit politik për ta shkatërruar, por kjo ka ardhur si rezultat i punës së saj, ajo është me motor të ndezur gjatë gjithë kohës. Dëshira është që ne të jemi alternativë fituese, kemi zotësinë dhe përvojën për të drejtuar Shqipërinë. Ne jemi vazhdimisht në lëvizje dhe kjo është një garanci që na bën të mendojmë se rritja elektorale është e pashmangshme” deklaroi ai.Këtë realitet zoti. Manjani e lidh dhe me ndryshimet dhe mënyrën e organizimit të brenshëm të kësaj partie, në mënyrë të vecantë pas mbajtjes së Konventës Kombëtare të LSI, të cilën ai e vlerësoi një sdandard në jetën politike, i cili nuk gjendet në partitë e tjera dhe respektivisht duhet të importohet si shembull. Mbi të gjitha nënkryetari Manjani preferoi ta konsiderojë më tepër se një rikormatim, një shpërndarje detyrash dhe përgjegjësish mes aktorëve të LSI, e cila sipas tij sot më shumë se kurre vjen me një frymë paqtuese me Shqipërinë, për Shqipërinë, jashtë debatit të ashpër politik.“ Është dicka për tu marrë shembull, mund të më thoni nëse ka dicka të ngjashme në ndonjë parti tjetër, është një standard në jetënpolitike në terësi në Shqipëri, është një gjë e mirë. LSI është një parti në rritje dhe si e tillë do duhet tu përshtAtet zhvillimeve politike në vend. LSI është një model në filozofinë e hapjes si parti dhe vlerësimit të kontributeve, ashtu sic u vendos standardi i gruas në forumet drejtuese. Asnjë parti nuk e ka këtë, janë nisma të guximshme, por mbi të gjitha debati substancial mbi cështjet kryesore të vendit. Riformatimi është më tepër ndarje e detyrave përfaqësuese, disa kanë detyra të nivelit të lartë, disa të mesëm, nga ana tjetër kërkon që një pjesë të jetë më aktive, më popullore. Ka plot ndryshime dhe risi, ne po përpiqemi të orientojmë debatin tonë politik me Shqipërinë për Shqipërinë jashtë debatit të ashpër politik, jo drejt shuarjes së oponencës, por drejt frymës paqtuese, nuk ka më kohë, ka gjëra që spresin. Shqipëria ka nevojë të lëvizë më shpejt, jo shkel e shko natyrisht. Djegia e statusit dy herë dhe rrezikimi në minutat e fundit për herë të tretë për gjëra kot fare, që skanë asnjë lidhje, të vendosësh Fierin mbi interesat e vendit është absurde. Njëherë u vendos Ruzhdia, pastaj gjendet një tjetër kauzë, nuk shkon kjo gjë. Vizionet politike janë ato që janë dhe kjo është e bukura e Shqipërisë në krahasim me të vendet e tjera. Po hajde të diskutojmë për thelbin e problemit. Ne si LSI përpiqemi me mundësitë tona politike për të lëvizur sa më shpejt në marrjen e statusit dhe zgjidhjen e një sërë problemeve të tjera të qenësishme. Në 100 vitet e fundit politika botërore e majtë dhe djathtë eshtë ndarë për ideologji dhe ska fituar asgjë, ne se kemi këtë luks tani. Debatin për taksat, e sheshtë apo progresive, do të ishte e mirë që ato që janë të paguheshin si fillim, shtet pa taksa nuk ka. Kemi gjëra shumë më stubstanciale për të diskutuar” tha Manjani.E për të mbetur pikërisht në dy kahet aktuale politike e majtë dhe e djathtë, Manjani nuk i shikon të ndara me thikë në filozofinë e tyre, fakt të cilin e ilustron edhe me shembuj ku sipas tij si emajta dhe e djathta janë detyruar nga rrethanat e kohës të përqasen në filozofinë e kundërshtarit. Megjithatë ajo cfarë nënvizon nënkryetari i LSI, është fakti se PS pavarësisht asaj cfarë po përpiqet të promovojë si platformë, realisht është pa një projekt të qartë politik në këtë parafushatë elektorale.“Rama ishte një nga themeluesit e PD që sot gjendet në krye të PS, mund të quhet “tradhëtar”.  Megjithatë ai mund ta kishte drejtuar më mire PS, gabimet kanë qenë evidente, po ashtu edhe në anën tjetër edhe reformat e berishës jo gjithmonë kanë qenë të djathta pasi është terreni i tillë, psh tek reformat ekonomike është tregu që i dikton. Në Shqipëri je i ndaluar të bësh një projekt të ri politik, e majta dhe e djathta është një luks që nuk na legjimitimohet ta kemi, ndërsa nëse marrim disa karaktere personale LSI në këtë drejtim është e pozicionuar ka qenë dhe mbetet parti e majtë. Nëse diskutojmë taksën, kjo ska rëndësi për ne më shumë se ajo se cilat janë fashat me të cilat do të mbrohen shtresat e varfra. Projekti politik i PS  është që gjithë plehrat të bashkohen për të rrëzuar Sali Berishën, këto janë teza shumë të vjetra dhe smund të quhen projekte politike. Nëse ndalemi pastaj tek Rilindja ,këto janë retorika që se dimë ku na cojnë” tha për Ora News nënkryetari i LSI, Ylli Manjani.