Hoxhaj në Tiranë, takim me kryebashkiakun Basha
Në vazhdën e takimeve në kaudër të vizitës së tij në Tiranë, kryediplomati kosovar Enver Hoxhaj është pritur edhe nga qytetari i parë i Tiranës, Lulzim Basha. Pas takimit mes tyre në një prononcim për mediat, Ministri Hoxhaj e vlerësoi si të frytshëm takimin e me Kryebashkiakun, duke e falenderuar dhe për suportin dhe bashkëpunimin me komunat e Kosovës, në mënyrë të vecantë atë të Prishtinës.Ndërkaq në kuadër të protokollit të hartuar për forcim të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë në fusha të ndryshme, Hoxha ritheksoi rolin e pushtetit vendor në këtë drejtim.“Kisha një takim të mirë me zotin. Basha, e informova për progresin e bërë nga qeveria e Kosovës, pas përfundimit të mbikqyrjes së pavarësisë, e falenderova për mbështetjen dhe bashkëpunimin që ka me të gjitha komunat në Kosovë, vecanërisht atë të prishtinës. E falenderova për kontributin që ka pasur për Kosovën në rolin e tij si Ministë. E informova se Kosova është një realitet i pakthyeshëm, kemi nënshkruar një protokoll bashkëpunimi mes dy vendeve, në të cilin pushteti vendor ka një rol të madh. Vizita ime si Ministër i Jashtëm në këtë nëntor është dëshmia më e mirë sesa ka arritur vendi ynë, është dhe një nder i vecantë si Ministër dhe një kënaqësi . Pavarësia e Kosovës në 2008 e ka bërë kuptimplotë pavarësisnë e Shqipërisë të 2012” deklaroi Hoxha.Nga ana tjetër edhe kryebashkiaku Basha vlerësoi takimin e zotin. Hoxha si dhe progresin e bërë deri tani në Kosovë, ndërsa siguroi mbështjetjen dhe bashkëpunimin me pushtetin vendor në Kosovë.