PDIU mirëpret publikimin e të dhënave të Censusit nga INSTAT
Edhe pse këto rezultate duhet të ishin bërë publike prej kohësh, është e rëndësishme që ky proces po merr rrugën e përfundimit. Kështu ka deklaruar PDIU në një deklaratë për mediat, teksa ka përshëndetur deklaratat e bëra nga Drejtoresha e INSTAT, zonja Ines Nurja për rëndësinë e vërtetë të këtij Censusi. “Ai do t'i shërbej çdokujt për të pasur një informacion më të hollësishëm mbi qytetarët rezident në Shqipëri dhe për mënyrën e tyre të jetesës” shprehet PDIU.Më tej PDIU thekson se në këtë proces INSTAT ka qenë e detyruar sipas ligjit të zbatojë amendamentet e PDIU, sipas të cilave cilido qytetar që bënë deklarim të rremë, duhet të gjobitet, pas verifikimeve të bëra ne Regjistrat e Gjendes Civile dhe të dhënat për kombësinë të përdoreshin ato që ishin të shënuara në regjistrin e gjendjes civile. Kjo ishte valvula e sigurisë për të mos pasur abuzime me kombësinë. Në këtë kuptim, PDIU pret të ketë të dhënat e kombësisë të prodhuara nga ligji i amenduar prej nesh, si një garanci për të mos pasur abuzime.PDIU është e sigurt se në këtë proces është zbatuar ligji. Në rast se vërehet mozzbatim i plotë apo i pjesshëm i amendamenteve tona që janë pjesë integrale e ligjit, atëherë do të ndiqen të gjitha mjetet.