Panariti, Hoxha: Forcim të marrëdhënieve, për shtimin e njohjeve të Kosovës
Ministri i jashtëm Edmond Panariti ka pritur në një takim zyrtar homologun e tij kosovar Enver Hoxhaj. Tema kryesore që u diskutua midis dy kryediplomatëve ishin shkëmbimet midis dy vendeve dhe intensifikimi i mëtejshëm i marëdhenieve, sidomos në fushën ekonomike . Ministri Panariti kërkoi bashkëpunim më të madh diplomatik midis dy vendeve në mënyrë që të kemi shtim të numrit të vendeve që do ta njohin Kosovën si shtet."Vizita e homologut Hoxhaj bëhet në një muaj të veçantë për Shqipërinë pasi vetëm pak ditë na ndan nga 100 vjetori i pavarësisë së kombit tonë. Vlerësova trendin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve i cili ka çuar në pesëfishimin e buxhetit ekonomik gjatë një periudhe 5-vjeçare që është edhe impresionuese. Biseduam edhe për mundësinë për një aktivitet më intensiv diplomatik dhe shtimit të njohjeve të reja për Kosovën " tha Panariti.Ndërsa kryediplomatin kosovar pohoi se pavarsia e e vendit të tij i ka dhënë tjetër kuptim këtij 100 vjetori pavarësie,duke shtuar se ardhmja e të dy vendeve është BE.“Në një datë, muaj dhe vit historik ne kemi një aspirate tjetër të përbashkët, rikthimi i dy shteteve tona në BE. Procesi i integrimeve evropiane në Kosovë zhvillohet në dy vija paralele, e para është liberalizimi i vizave, jemi të interesuar të kemi mbështetjen e Shqipërisë për procesin e lëvizjes pa viza në Europë. Pas kësaj ne po bëjmë përpjekje maksimale që Kosova të nënshkruajë marrëveshjen e stabilizim-asociimit. Së treti është një axhendë e jona e përbashkët, integrimi i Kosovës në sistemin ndërkombëtar, njohja e pavarësisë së Kosovës. Procesi i njohjeve është i pandalshëm, shtetësia jonë është e pakthyeshme. I jam mirënjohës ministrit Panariti për mbështetjen" tha Hoxha.Gjithashtu zhvillimet me fundit në rajon ishin pjesë e diskutimeve midis dy Ministrave.