ERE nis hetimin për CEZ-in: Situata energjitike, alarmante

ERE  pranon se situata energjitike në vend është alarmante. Kreu i këtij institucioni  Sokol Ramadani deklaron se CEZ Shpërndarje duhet që të furnizoj qytetarët 24 orë me energji elektrike pavarësisht se ka debitorë.Sipas Ramadanit kompania CEZ do të hetohet në mënyrë të mirfilltë.Nisur nga këto shkelje drejtori Juridik Eduard Elezi u shpreh se në bazë të ligjit CEZ  duhet të gjobitet me 1.11% të xhiros vjetore ose rreth 4 milion euro.Bordi Drejtues i Entit Rregullator të Energjisë vendosi hapjen e pocedurave për hetimin e mëtejshëm të "CEZ Shpërndarje"  në bazë të të cilave pritet që të merret vendimi për  vendosjen e gjobës  si dhe për  heqjen e licencës.