Gjuhëtarët: Verifikim standartit, shmangni fjalët e huaja

Gjuhëtarët thonë se ka ardhur koha kur duhet bërë një verifikim i standardit të gjuhës shqipe, rishkimi i të cilit të eci mbi standardin ekzistues, pa e cënuar atë por më parë duke bërë një studim të ri që lidhet me ndryshimet ndër dekada të vendit dhe popullit.Professor Shezai Rrokaj thotë se gjuhëtarët shqiptarë nuk duhet të bien viktimë e karremit të gjuhëtarëve të huaj, stdandardi të shmanget nga falët e huaja dhe të jetë më i hapur për dialektizmat.Gjithashtu profesor Rrokaj thotë se njësimi i teksteve të gjuhës shqipe të shtrihet edhe më tej se ai me Kosovën duke e parë me një këndëvështrim të ri fqinjin.Në konferencën e akademikëve të universitetit të histori-filologjisë, për 100 vjetorin e Shqipërisë shtet, mori pjesë edhe ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj.Si historian Hoxhaj tha se Kosova u frymëzua nga pavarësia e Shqipërisë si dhe në këtë proces integrues mes vendeve shqipëfolëse duhet më tepër bashkëpunim mes universiteve dhe akademikëve.