Rama me të rinjtë: Për një krah më të mirë pune, prioritet shkollat profesionale
2 fishim të shkollave profesionale dhe numrit të nxënësve në to. Ky ka qenë projekti për mandatin e parë në PS vjen në pushtet, premtim të cilin kryesocialisti Rama e ndau me të rinjtë gjatë prezantimit të programit të PS për punësimin dhe arsimin e të rinjve. Fokusimin në shkollat profesionale kreu i PS e ka lidhur ngushtë edhe me investitorët e huaj dhe vendas, për të pregatitur një krah cilësor punë, cfarë sipas Ramës mungesa e tij në vënd shtron nevojën e investitorëve për ti kërkuar jashtë, ose hezitojnë për të derdhur fare kapitalin e tyre në vendin tonë.“Është një projekt i detajuar, po pasurohet dita-ditës falë komunikimit intensive. Mjafton të kthesh sytë pas për të parë zhvillimin e atyre vendeve që i shohim sot me admirim, momentet e tyre përkojnë me përqëndrimin e fukusit të tyre tek arsimi arsimi. Edhe rruga për një rilindje shqiptare kalon përmes një projekti të ri për një rilindje shqiptare, nuk është e pakët eksperienca e këtyre viteve për të kuptuar cfarë nuk ka funksionuar.Dyfishimi i shkollave profesionale dhe nxënësve në to do të jetë premtimi ynë për mandatin e parë. Shkollat profesionale kanë një rëndësi të madhe për përgatitjen e krahut të punës, cfarë ndihmon edhe në thithjen e investimeve të huaja” tha Rama.Ndërkaq Rama ka akuzuar qeverinë Berisha për realitetin në të cilin e futur arsimin shqiptar, ku sipas tij në këto 20 vite vetëm Ministrat e arsimit kanë ndryshuar, por në thelb ka munguar një strategji e qëndrueshme. Një tjetër shqetësim që Rama ngriti me të rinjtë ishte dhe hapja pa limit e dyerve të Universiteteve, cfarë sipas tij ka cuar në shtim të Universiteteve private dhe rënie të cilësisë së mësimëdhënies. E gjithë kjo sipas Ramës, një politikë hileqare e qeverisë për të zhvendosur vëmendjen nga mungesa e punësimit dhe për ti orientuar të rinjtë drejt Universiteteve pa asnjë lloj kriteri.“E vërteta e këtyre 20 viteve është një vërtet e hidhur që asnjëherë qeveria nuk pati një stategji të qëndrueshme për zhvillimin e arsimit. Sot shqipëria ka 5% më shumë analfabetizëm dhe mbi 1 milionë të papunë. Kulmi është politika me Universitetin si pasojë e politikës me punësimin,në pamundësi për ti punësuar u hap dyert e Universiteteve jashtë cdo mase dhe kriteri, jo vetëm kaq por con në shtimin e un versiteteve private jashtë cdo kontrolli dhe standardi, politikë hileqare thjesht për të shtyrë qëndrimin në pushtet. Nga një politikë që ndërtohet ose në ethet efushatës elektorale me qëllim marrjen e sa më shumë votave, ose me ethet e pushtetit të marrë i papregaditur, por vetëm me egon për të sunduar” deklaroi Rama.