Fakulteti i Drejtësisë zhvillon simpozium shkencor

Për të rritur kapacitetin  kërkimor shqiptar dhe analizimin e problematikave bashkëkohore në të drejtën private  që  mund të hasë Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit europian, vendit tonë i vjen në mbështetje një nga  Institutet  kërkimore më të  suksesshme  gjermane  Max Planck.Në një simpozium shkencor me titull "Dita e të Drejetës Europiane  private", Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Altin Shegani tha se ky bashkëpunim rrit cilësinë e mëtejshme të mësimdhënies dhe kërkimit shkencorRektori Universitetit të Tiranës Dhori Kule tha se ky simpozium ka një rëndësi të veçantë pasi "E drejta evropiane private është një nga lëndët më të reja që ofron kurrikula e fakultetit të Drejtësisë në programet Master shkencor dhe profesional.Ekspertja gjermane Christa Jessel-Holst   ka shprehur dëshirën për të vijuar me tëj bashkëpunimin me Shqipërinë.“Qëllimi i institutit tonë është të bëjmë kërkime dhe jo thjesht të merremi me mësimdhënie.  Ai është një nga  njësitë më prestigjoze kërkimore shkencore  mabrëbotërore në fushën e të drejtës së krahasuar, biblioteka e të cilit ofron koleksionin më të pasur  në botë në fushën e të drejtës private. Max Planck  është e interesuar për zhvillime të ndryshme ligjore në Shqipëri” tha Sink Christa Jessel-HolstSimpoziumi i organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë dhe Instituti Gjerman Max Planck në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, mbështet veçanërisht brezin e ri  të kërkuesve shkencorë  me një nga njësitë më prestigjoze  kërkimore shkencore mbrëbotërore  në fushën e të drejtës së krahasuar.