Veliaj takime në Berat: Do nxis sipërmarrjen dhe punësimin

Kandidati i Partisë Demokratike per qarkun e Beratit, Astrit Veliaj, ka zhvilluar nje takim me perfaqesues dhe punonjes te shumte te ne nje nga bizneset fasone te Beratit. I pyetur lidhur me punesimin dhe zhvillimin e Qarkut, Veliaj u shpreh se do te perkrahe çeljen e sa me shume sipermarrjeve te tilla prodhuese te cilat ndikojne ne rritjen e mireqenies dhe punesimit.Ne fund te takimit te zhvilluar në biznesin fason,Veliaj kerkoi mbeshtetjen e te gjitheve pasi, nepermjet votes ai do te influencoje drejtpersedrejti ne parlamentin e vendit, per te realizuar projektet ambicioze qe e shnderrojne Beratin ne qytetin model te zhvillimit dhe mireqenies.Më tej Veliaj është takuar dhe me banorë të Çiflikut. Kandidati Veliaj tha se tashme Berati ka vetem nje rruge, ate te zhvillimit. Ai tha se do te jete perfaqesuesi i tyre si nje model konkret i punes, premtimeve te realizuar përmes shanseve të barabarta per punesim, arsim dhe sipermarrje te lire.