Mirditë, vritet me armë pas një sherri 55-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2013, 12:08
Një 55-vjeçar është vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në rrethin e Mirditës.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Prosekës ku 55-vjeçari Preng Lleshi është qëlluar për vdekje me armë zjarri ndërsa policia arrestoi edhe autorin e vrasjes.Sipas policisë, 75-vjeçari Llesh Lleshi dyshohet se pas një sherri për motive të dobëta me viktimën e ka qëlluar atë me armë duke e lënë të vdekur në vend.Menjëherë pas krimit, i moshuari është larguar nga vendngjarje por policia bëri të mundur disa orë më pas arrestimin e tij.Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vrasjes së 55-vjeçarit Preng Lleshi.