Mediu në Berat dhe Bërzhitë, prezanton kandidatët për deputetë
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, zhvilloi një takim elektoral në qytetin e Beratit, ku prezantoi kandidatin për deputet Lulëzim Sollaku.Gjatë këtij takimi, Mediu u shpreh se Partia Republikane vjen në koalicionin e djathtë, duke kontribuar me vlera njerëzore siç është Lulëzim Sollaku, një njeri me zemër të madhe, me kontribut të shumfishtë në fusha të ndryshme, tani se fundmi edhe si president i ekipit të Partizanit.Me tej në fjalen e tij, Mediu u shpreh se Partia Republikane, nuk do të rresht asnjë çast së luftuari për zgjidhjen e çështjes së pronës, e cila duke qenë edhe një kusht për hyrjen e Shqipërisë në BE, duhet të merret në konsideratë nga politika.Gjithashtu Mediu ka prezantuar edhe kandidatin për deputetë në Bërzhitë Shkëlqim Gjuzi. Në fjalën e tij Mediu theksoi se idetë e Edi Ramës për një politikë ekonomike me taksa progresive do të çojë Shqipërinë drejt rrënimit ekonomik.