Rama në Vlorë:Do rindërtojmë policinë e shtetit. Do i kthejmë dinjitetin shkollës
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar sot qeverinë për rritjen e kriminalitetit në vend duke theksuar se sot policia e shtetit është e rrënuar dhe nuk i shërben më qytetarëve.Në një "kënd fjale" me ish-ushtarakët në Vlorë, Rama ka theksuar se siguria për jetën është më kritike se kurrë, ndërsa ka premtuar se gjithçka që premtohet në programin e rilindjes do të bëhet realitet.“ Policia e shtetit është rrënuar dhe vrasjet janë rritur me katër herë.Grabitjet me dhunë të individit dhe pronës janë rritur ndjeshëm. Ata e kanë shumë të lehtë të premtojnë gjithçka, por kanë 8 vjet në pushtet dhe e rrënuan vendin. Ne nuk do të mbyllim sytë përballë halleve tuaja, por do të zgjidhim gjithçka duke iu dëgjuar e duke u bërë hallet tuaja, hallet tona” tha ai.Në fjalën e tij, Rama gjithashtu premtoi se pas ardhjes në pushtet PS-ja do të bëjë të mundur rindërtimin e policisë së shtetit."Brenda 300 ditëve të para qeverisëse do t`i japim vendit një polici shteti në krye të detyrës. Do të vijojmë me procesin e rindërtimit të policisë së shtetit i cili do të bazohet tek profesionalizmi, integriteti dhe eksperienca e këtyre njerëzve” tha Rama.Rama: Pronat e ushtrisë të deformuara, në dorën e familjarëve të oborritRama akuzoi gjithashtu qeverinë për grabitjen e pronave të ushtrisë duke theksuar nga ato nuk kanë përfituar as ushtarakët dhe as publiku.“Ajo që është bërë me pronat e ushtrisë është e papërfytyrueshme. Nga ato prona të gjithë ju që kontribuat në vite nuk merrni asgjë, as publiku, ato prona iu transferohen oborrtarëve dhe familjarëve të Saliut duke u kthyer në pronarë tokash pafund. Do bëjmë transparencë për aktet e kthimit dhe kompensimit të pronave. Ne do bëjmë transparencë të plotë në lidhje me deformimet dhe korrupsioni i pronave” tha Rama.Kreu i PS-së theksoi gjithashtu se ushtria sot drejtohet nga një ministër i paaftë dhe karagjoz, që është vënë në funksion të fushatës. “Ushtria është kthyer në një garnizon privat për të marrë vota. Ne synojmë të ripërtërihet ajo trupë e madhe që duhet të jetë krenaria jonë, garancia jonë”, tha Rama. Stërnipi i Ismail Qemalit: Rizgjohuni, prej sot fillon pavarësiaKryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar sot edhe një bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Vlorës.Në këtë bashkëbisedim ishte i pranishëm edhe stërnipi i Ismail Qemalit, profesor në universitetin e Barit i cili ka ftuar shqiptarët të rizgjohen dh eta kuptojnë sa më drejt demokracinë.“Që sot fillon pavarësia e dytë, demokraci nuk do të thotë të votosh e të bësh një x, ajo është respekt si ndaj fshatarit dhe miliarderit” tha ai.Rama: Do t`i kthejmë shkollës dinjitetin e munguar