Sot hyn në fuqi marrëveshja për transferimin e të dënuarve nga Britania

Sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për transferimin e të dënuarve nga Britania e Madhe  në Shqipëri.Ministria e Drejtësisë sqaron se në ditët në vijim do të bëhet e mundur që të dënuarit shqiptarë të transferohen në Shqipëri, në mënyrë që të afërmit të mos harxhojnë miliona lekë për tu takuar e biseduar me ta.Sipas ministrisë në muajin shtator perfundojnë 2 institucione të vuajtje së dënimit në qytetet Fier dhe Berat, duke bërë të mundur jo vetëm strehimin e të dënuarve por dhe punësimin e banorëve të zonës.“Rreth 900 vende pune do hapen në Fier dhe 100 në Berat, që i shtohen 300 vendeve të punës për ndërtimin e tyre. Reformat tona në sistemin penitenciar do të bëjnë të mundur që rreth 2.000 shqiptarë që vuajnë dënimin jashtë të vijnë në Shqipëri brenda 4 viteve të ardhshme.  Janë 2.000 familje, prindër, vëllezër e motra, që harxhojnë shumë kohë, mund dhe para, për tu takuar me të afërmit e tyre, dhe ne do bëjmë të mundur me projektin tonë, që ata ti kursejnë këto para” thekson ministria e drejtësisë.Sipas kësaj ministrie me projektin për rehabilitimin, riintegrimin, digitalizimin do të nxitet biznesi, do të rritet punësimi duke zhvilluar zonat por edhe do rritet mirëqëniea për qytetarët shqiptarë.Na mbeshtesni ne, demokratë dhe socialistë, sepse projektet tona janë për më shumë punësim, më shumë zhvillim, më shumë mirëqënie. Na mbështesni ne, sepse ne japim më shumë siguri për qytetarët dhe të ardhmen e vendit, dhe jemi njerëz që dimë të mbajmë fjalën e dhënë dhe premtimet” përfundon deklarata e ministrisë.