Bulqizë, rrëzohet nga ashensori, plagoset minatori 50-vjeçar
Një minator ëshë plagosur mëngjesin e sotëm në minierën e Bulqizës. Mësohet se minatori 50-vjeçar Bujar Suroqi është plagosur pasi është rrëzuar aksidentalisht nga ashensori.Kompania menaxhuese: Janë shkelur rregullat teknikeNë një deklaratë të saj, kompania menaxhuese e minierës së Bulqizës, Albchrome sqaron se incidenti ka ndodhur si pasojë e shkeljes së rregullave teknike dhe të sigurisë."Tre prej minatorëve të kompanisë duke shkelur rregullat e sigurisë për hapat që ndiqen për daljen nga galeria e minierës kanë marrë ashensorin e vagonave e jo të personelit për të dalë nga galeria pasi kanë mbyllur turnin. Njëri prej minatorëve ka rënë nga ashensori i vagonave kur ky ka qenë duke u ngjitur lart. Sipas informacionit të raportuar nga dy minatorët e tjerë, minatori i aksidentuar ka pas marrje mendje dhe është rrëzuar. Aktualisht po priten ekpertët e policisë që të vijnë për të filluar sipas procedurave kërkimin dhe nxjerrjen e minatorit” thuhet në deklaratën e Albchrome.Gjithashtu kompania Albchrome thekson se po merr të gjitha masat që minatorit ti ofrohet e gjithë mbështetja e nevojshme duke shpresuar që të mos ketë pësuar dëmtime shumë të rënda."Gjithashtu do merren masa, si edhe më parë, për të gjithë ata që kanë shkelur rregulloren duke vënë në rrezik jetën e tyre e të kolegëve. Megjithatë, deri në përfundim të nxjerrjes së minatorit nga miniera, të gjitha energjitë e stafit të Albchrome do jenë fokusuar tek minatori i aksidentuar për ti ofruar ndihmën e nevojshme" përfundon deklarata e kompanisë.