Basha: Më 23 qershor, shqiptarët do ta nxjerrin nga politika Edi Ramën
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka garantuar banorët e qarkut të Tiranës, se procesi i legalizimit nuk do të ketë kthim pas, siç dëshiron Edi Rama.Në një takim me banorë të Paskuqanit, Basha ka akuzuar ish-kryetarin e Bashkisë, se jo vetëm nuk bëri asgjë për legalizimin në 11 vjet, nuk shtroi asnjë rrugë në zonat e banuara nga të ardhurit por u çoi dhe fadromat, për t’ua prishur shtëpitë.Kreu i Bashkisë së Tiranës është angazhuar personalisht, që pushteti vendor t’u çojë në shtëpi tapitë, atyre që kanë aplikuar për legalizim.“Çoroditja e ish- kryetarit ka filluar të marrë përmasa epike. Pse flet për legalizimet dhe sa i besueshëm je, kur tek Bregu i Lumit çove fadromat dhe i kërcënove se do u prishje shtëpitë?! Kur qeveria bëri ligjin e legalizimeve, ti refuzove të merrje përgjegjësi si Bashki e Tiranës. Një rrugë nuk ua shtrove për 11 vjet. Unë, me përgjegjësi të plotë, ju deklaroj se për çdo banesë të qarkut të Tiranës, jo vetëm procesi i legalizimit do të ecë përpara dhe nuk ka njeri ta kthejë pas, por ju garantoj se procesi i legalizimit do të përfundojë dhe se unë personalisht do të kujdesem që qytetarët t’i marrin tapitë e tyre, jo në zyrë por t’ua sjellë në shtëpi pushteti vendor. Ikën apo nuk ikën nga Shqipëria, këtë e di vetë, por nga politika do të nxjerrin më 23 qershor qytetarët demokratë dhe socialistë, për bojkotet, bllokimet dhe zullumet që u ke varur në qafë, plot 11 vjet” u shpreh Basha.