Rama sulmon nga Gjirokastra: Berisha fsheh duart e zullumeve ndaj shqiptarëve

Turi elektoral i Partisë Socialiste është zhvendosur në qyetin e Gjirokastrës, aty ku në një miting me simpatizantë dhe mbështetës socialistë, kjo parti prezantoi edhe kandidatët e saj për deputetë.Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve, Edi Rama duke vlerësuar pjesëmarrjen e gjirokastritëve në këtë shesh, ka shprehur mirënjohjen e tij të madhe.Mirënjohje për të gjithë ju që keni mbushur këtë shesh sot. Po ta shikoja në foto këtë pamje do të thosha se ishte fotomontazh. Por e gjithë kjo është kaq reale dhe unë u them se ne do të jemi këtu pas 23 Qershorit që të bëjmë të mundur realizimin e ëndrrës që ka bërë të munduar këtë pjesëmarrje. Kush bashkohet në rrugën tonë deri në 23 Qershor nuk do të pendohet, por do të jetë krenar që votoi numrin e bekuar 29. Në 29 Nëntor Shqipëria u çlirua nga pushtuesit e huaj kurse në 23 qershor do të çlirohet nga pushteti i një familjeje, nga pushteti i korrupsionit”, u shpreh Rama.Duke ju rikthyer deklaratave të Kryeministrit, fushatë pas fushate në këtë qytet, Rama akuzoi Berishën për korrupsion, ndërsa shtoi se në vijat e duarve të tij mund të lexosh qartë njëra pas tjetërs  tragjeditë që i ka shkaktuar vendit.“Saliut lodhja ja ka errur sytë dhe pjesëmarrja në mitingjet e rilindjes i ka errur dhe mendjen. Ka filluar sulmet personale dhe thotë se është njeri familjar. Por Shqipëria është familja jonë e madhe dhe nuk mund të punojë për familjen tënde Sali. 4 vjet më parë katragjyshi i sotëm dhe doktori i dikurshëm, vinte këtu, nxirrte përpara duart a pastra dhe jua tregonte. Ku i ka tani, pse nuk i tregon më duart? Sepse  i ka të zhytura në zollumin e një korrupsioni që ka rrënuar Shqipërinë. Në vijat e duarve të tij janë të shkruara mëkatet, dramat dhe tragjeditë politike të këtyre viteve, janë rrugët e vjedhjeve të votave, janë rrugët e vjedhjeve të pasurive, rrugët e tragjedive të mëdha. Në vijat e duarve të tijë është rruga e gjakut të 21 Janarit, të kontarabandës së naftës dhe drogës. 4 vite më parë Saliu thoshte mos dyshoni na besoni dhe 4 vjet të tjera, na jepni votën se ne na besonë bota. Ku i ka tani takimet, ku e ka botën? Kush e beson më tani? Bota nuk e beson më katragjyshin. Duart e tij janë të mbulluara nga zullumet e këtyre viteve. Së bashku në 23 Qershor, Shqipëria do të rigjejë rrugën për tu bërë pjesë e denjë e botës ku institucionet janë të shtetit, ku policia ëshët e shtetit dhe jo të pushtetit, ku  gjykatat janë të shtetit dhe jo të pushtetit, ku shteti është i qytetarëve dhe qeveria është shërbëtore e tyre.