Berisha: Kombi shqiptar ka 100 arsye për të qënë krenar
Akademia e Shkencave në 40-vjetorin e themelimit të saj, angazhohet për thellimin e kërkimit shkencor. Në konferëncën shkencore të organizuar me këtë rast dhe që mori një domethënie të rëndësishme në 100- vjetorin e pavarësisë, kryetari Gudar Beqiraj shpalosi objektivat e akademisë për të ardhmen.Ndërsa Kryeministri i vendit Sali Berisha i ka quajtur si kolosë të kombit të gjithë ata akademikë të cilët me kontributin e tyre siguruan pasaportën e jetësisë së shtetit shqiptar.Ai ka theksuar se pavarësisht rrugës së vështirë, kombi shqiptar ka ecur përpara duke arritur suksese të mëdha dhe ka 100 arsye për të qenë krenar."Nëse vështrojmë Europën asnjë komb s`ka pasur historinë më të vështirë se ne por përsëri ne kemi një qind arye për të qënë krenar dhe optimist për të ardhmen tonë. Kombi që mori dënim kapital në mënyrën më të pamerituar nga qeveritë europiane të cilat i kishin përcaktuar territoret e tij si plaçkë lufte është sot anëtari i NATO-s. Ne ecim sot të sigurtë në rrugën e integrimit europian por në këtë rrugë vendimtere është eleminimi, kapërcimi i të gjitha barrierave dhe pasojave të ndarjes së Shqipërisë ndaj dhe motoja jonë është “të bashkohemi me njëri tjetrin, të bashkkohemi me Europën” tha Berisha.Në ceremioninë e 40-vjetorit të themelimit të Akademisë së shkencave dhe 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, Kryeministri Berisha ka marrë titullin Senator Honoris Causa nga Akademia Shkencave të Arteve të Evropës me qëndër në Salsburg me motivacionin: për mbështetjen promovimin dhe nxitjen e shkencës.Në këtë konferencë shkencore kanë marrë pjesë mbi 24 përfaqësues nga akademia e shkencave në mbarë botën, parlamentare, ministra e deputetë. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, është themeluar më 1972, dhe është institucioni më i rëndësishëm shkencor në Republikën e Shqipërisë