Wollfarth: Të zgjidhet sa më shpejt çështja e Fierit

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka kërkuar një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së qarkut të Fierit.Nga qytetit i Durrësit, ambasadori Wollfarth gjithashtu  ka kërkuar nga palët bashkëpunim për miratimin e tre ligjeve që janë kusht për marrjen e statusit të BE-së nga Shqipëria."Do të ishte mirë të vijohej me procesin e reformave dhe vendimet të merreshin në Parlament. Këto ligje jo vetëm duhet të votohen por duhet  të realizohen. Një shembull i mirë i realizimit të tyre do të ishte edhe një proces i mirë zgjedhor. Ndërsa rasti i Fierit është një çështje e rëndësishme që po shikohet dhe unë shpresoj që të gjendet një zgjidhje të shpejtë" tha Wollfarth.Ambasadori Wollfarth gjatë vizitë në qytetin e Durrësit është takuar edhe me kreun e bashkisë Vangjush Dako ndërsa ka vlerësuar projektin e bashkisë për angazhimin e të rinjve në punët e komunitetit  duke theksuar se demokracia kërkon qytetarë të përkushtuar.