Zyrtari i parë serb në Prishtinë, Dejan Paviçeviç kryetar i zyrës ndërlidhëse

Zyrtari ndërlidhës me Prishtinën, Dejan Paviçeviç ka deklaruar se të hënën do të marrë detyrën në Prishtinë, ku do të merret me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.“Do të jem zyrtari i parë i Serbisë që do të ulet në Prishtinë dhe dera ime do të jetë e hapur për të gjithë”, ka thënë Paviçeviç, i cili ka qenë shef i ekipit teknik për bisedime.Beogradi dhe Prishtina që nga e hëna do të lidhen edhe me zyrtarët ndërlidhës- dhe kjo do të jetë një nga plotësimet e kushteve të marrëveshjes së Brukselit, e arritur në mes të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç.