Samaras takim me koalicionin qeverisës për ERT

Kryeministri grek Antonis Samaras do takohet të hënën me partnerët e koalicionit qeverisës Evangelos Venizelos dhe Fotis Kuvelis për të diskutuar rreth mbylljes së radiotelevizionit shteteror ERT. Takimi është vendosur pas thirrjeve të shumta të dy lidërve të koalicionit për të rishikuar se cfarë do të ndodhe me fatin e ERT dhe te mijëra punonjësve në të.Tregues i marrëdhënieve të tensionuara mes Kryeministrit dhe dy partnerëve qeveritarë është fakti se për caktimin e takimit për të hënën nuk ka pasur asnjë komunikim midis tyre. Takimi u ndërmjetësua nga Ministri i kabinetit qeveritar, i cili telefonoi Venizelos dhe Kouvelis.Të enjten nga foltorja e parlamentit kreu i PASOK-ut ka reaguar ashpër ndaj qendrimit të Kryeminsitrit grek për rregullat e reja të ERT."Ne jemi kundër mbydhjes të ERT. I bashkangjitemi mendimit të popullit grek, në frymën e helenizmit!” tha Evangelos Venizelos.Mediat greke thonë se në takimi do të bëhet në bazë të ligjit për veprimtarit e reja në lidhje me radiotelevizionin shteror dhe jo të ndryshojë urdhri i qeverisë së Samaras, i cili çoi në mbylljen e ERT.Diskutimi me Evangelos Venizelos dhe Fotis Kuvelis do të mbahet në lidhje me përshpejtimin të procedurave për funksionimin e organit të ri, duke e lënë të hapur mundësinë që transmetuesi i ri "NEPIT" i sh ERT të nisë punën më herët.Në këtë pikë shfaqet dhe mosmarrëveshja mes Samaras me dy partnerët qeveritarë, pasi këta të fundit insistojnë se çdo ndryshim në transmetuesin publik duhet bërë ndërkohë që ERT qendron hapur.Janë publikuar dhe shifrat të paimagjinueshme të pagave të të punonjësve në radiotelevizionin shteteror. Shuma e pagave vjetore për shumë teknik dhe gazetarë ishte mbi 100 mijë euro. Ndërkohë që shteti helen vijon vitin e peste të krizës ekonomike që ka gjunjëzuar vendin.