Greqi, kompania e gazit Socar interes për DEPA-n
Programi ambicioz i Greqisë për privatizimin ka pësuar një goditje të rëndë, pasi gjigandi rus i energjisë GAZPROM u tërhoq nga blerja e kompanisë publike greke të gazit (DEPA) duke lënë zyrtarët të përpiqen për të menaxhuar pasojat.Megjithatë ky dështim duket se ka për qeverinë greke edhe një anë të mirë, pasi sipas mediave greke ka ardhur një ofertë nga kompania e gazit SOCAR, në Azerbajxhan. Operatori i rrjetit të transmetimit të gazit ka ushqyer shpresat për ofertën e ardhshëm të Greqisë për të transportuar gazin natyror Kaspik në Evropën Perëndimore si pjesë e gazsjellësit Trans-Adriatik.Sipas burimeve, kryeministri Antonis Samaras pati takime me ministrin e financave, Janis Sturnaras dhe anëtarë të tjerë të kabinetit, pas lajmit të tërheqjes së kompanisë ruse, të cilën ajo ia atribuon kushteve të pa favorshme të vendosura nga ana e Komisionit Evropian.Zëvendës Ministri i Energjisë Asimakis Papageorgiou i cili foli për ofertën e SOCAR tha se kjo është një mundësi e mirë për greqinë sa i përket projektit të TAP. Projekti i gazësjellësit Trans Adriatik sjell gazin nga Azerbaxhani në Evrop?ë dhe kalon në tre vende, Shqipëri Greqi dhe Itali.