Sot nis samiti i presidentëve në Sllovaki, merr pjesë Nishani e Jahjaga
Nis sot në Sllovaki samiti i 18-të i presidentëve të Evropës Qendrore ku do të jenë të pranishëm edhe presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.Presidentët e 20 shteteve në Europa Qëndrore morën pjesë mbrëmë në darkën solemne të organizuar nga Presidenti i Republikës së Sllovakisë, Ivan Gasparoviç.Në darkën solemne, një fjalë rasti e mbajti presidenti i Këshillit të Evropës Herman van Rompuy, si dhe presidenti i Austrisë, Hans Fischer.20 presidentë të shteteve nga Evropa Qendrore, Evropa Juglindore dhe ajo Lindore, janë pjesëmarrës në këtë samit i cili përkushtohet për temat kryesore politike, sociale, ekonomike në rimëkëmbjen e rajonit pas krizës globale ekonomike.Në mesin e presidentëve pjesëmarrës në samit janë edhe presidenti i Malit të Zi Fillip Vujanoviç, presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç.