Jemeni njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës

Jemeni ka njoftuar njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran.Njoftimi është publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Jemenit, të cilën e transmeton Agjencia e Lajmeve e Jemenit, Saba.“Qeveria e Republikës së Jemenit do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Republikën e Kosovës me qëllim të fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale dhe asaj që i shërben marrëdhënieve të përbashkëta midis dy popujve e vendeve miq në të gjitha fushat. Qeveria e Jemenit shpreh aspiratën që Republika e Kosovës të luajë rolin e saj aktiv si anëtar i ri në komunitetin ndërkombëtar, duke i shërbyer sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan dhe në botë” thuhet në deklaratë.Gjithashtu në deklaratë theksohet se marrëdhëniet e mira dhe respekti i ndërsjellë të mbizotërojë midis dy vendeve fqinje, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me qëllim të prosperitetit të dy popujve, sigurisë e stabilitetit në rajon dhe punës për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura midis tyre sipas të drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së.Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj me 28 prill 2013 ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Jemen, ku ishte pritur nga homologu jemenas, Abu-Bakr Al-Qirbi.Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ku mori premtimin e ministrit Abu-Bakr Al-Qirbi për njohjen e shpejt të Kosovës.Ministri Hoxhaj edhe gjatë një vizite në Egjipt, në kuadër të lobimit për njohjen e Kosovës nga shtetet arabe, pati zhvilluar një takim me homologun jemenas, Abu-Bakr Al-Qirbi.Jemeni, është shtet arab në pjesën perëndimore të Azisë, në jugperëndim të Gadishullit Arabik. Jemeni konsiderohet një ndër qendrat më të vjetra të civilizimit në lindjen e afërt.