Lajçak: S’e njohim pavarësinë e Kosovës

Shefi i diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak ka përsëritur se vendi i tij nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por dëshiron “perspekivën evropiane” për tërë rajonin.“Nuk është në interesin e askujt që të ekzistojë vrima e zezë , ku nuk ka sundim të së drejtës, të ligjit dhe bashkëpunimit, qëndrimi ynë është konsistent”, ka thënë Lajçak në një intervistë për të përitshmen serbe “Veçernje novosti”.Këto komente Lajçak i bëri në prag të samitit të liderëve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore në Bratisllavë, në të cilin pritet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit më të lartë të Serbisë dhe Kosovës.Ai ka thënë se ky takim do të jetë një rast i mirë për bisedime për çështjet kyçe transmetojnë mediat serbe.“Presim pjesëmarrjen e 20 shefave të shteteve, përfshirë edhe presidentin Tomisllav Nikolic dhe zonjën Atifete Jahjaga. Është arritur marrëveshja e “fomulës gimnih”. Kjo do të thotë se nuk do të ketë simbole shtetërore, por në tabela do të jetë vetëm emri i pjesëmarrësit”, ka sqaruar Lajçak.Sllovakia është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e ka njohur ende Kosovën.  Parlamenti Evropian  u ka kërkuar pesë vendeve të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës.  Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek herë pas here u ka bërë thirrje Greqisë, Spanjës, Qipros, Rumanisë dhe Sllovakisë ta njohin shetin e Kosovës.