Spindelegger: Austria po përgatit takim historik ndërmjet kryeministrave Thaçi-Daçiç
Austria është duke përgatitur një takim ndërmjet Kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaci dhe Ivica Dacic.Kështu ka paralajmëruar Zëvendëskancelari austriak dhe Ministri i Jashtëm austriak Michael Spindelberger, i cili ka thënë se po e përgatit një takim të tillë duke e quajtur historik.Për këtë, Spindelegger ka kërkuar ndjesë nga deputetët në Parlamentin austriak që nuk ka marrë pjesë në seancën kushtuar tërheqjes së ushtarëve austriakë nga misioni paqësor në rrafshnaltën e Golanit në Lindjen e Afërme, për shkak të “përgatitjes së takimit historik” të Kryeministrave Thaçi e Dacic, që do të mbahet më 16 qershor.Në fakt sipas axhendës së publikuar të "European Forum Wachau 2013" me titull "Beyond the crisis - Outlines of a Neë Europe", prania e Thacit dhe Dacic është punë e kryer.Ata dy pritet të marrin në një seancë plenare të forumit bashkë me Ministrin e Jashtëm të Rumanisë Titus Corlatean, Ministrin e Jashtëm Nikola Poposki dhe pjesëmarrës tjetër përfshirë Zëvendëskancelarin austriak, i cili më pas për mysafirët e tij do të organizojë edhe një pritje.