Jahjaga e Nikoliç në Samit, Rompuy: Ngjarje historike
“Është një kënaqësi që presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga dhe homologu i saj Serb Tomislav Nikolic marrin pjese ne nje aktivitet të përbashkët, kjo është hera e parë që këta të dy ndodhen bashke dhe kjo është një ngjarje historike” tha në fjalimin e tij në hapjen e samitit ne Sllovaki, presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy."Kjo po ndodhë për herë të parë dhe si e tillë do të mbetet ngjarje historike, jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por edhe për rajonin e tërë Evropën, tha Van Rompuy.Sllovakia është një nga 5 shtetet që nuk e ka njohur pavarsinë e Kosovës. Samiti zhvillohet në qytetin Bratisllavë, Atifete Jahjaga, është ftuar të jetë pjesmarrëse, si dhe përfaqësues të 20 shteteve, midis tyre dhe Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolic.Serbia duket se pas kritikave që ka marrë nga vendet anëtare të BE-së me rastin e bojkotimit të Samitit të Ohritnë Maqedoni, ku kërkoi që Kosova të mos jetë pjesë e samitit ka ndryshuar qëndrim.Në këtë Samit pritet që të diskutohet rreth çështjeve kryesore politike, sociale, ekonomike e të sigurisë në gjithë Ballkanin, në vendet anëtare të BE-së dhe ato vende që aspirojnë drejt Bashkimit Evropian.Përfaqësimi i të gjitha vendeve do të bëhet sipas formulës "gymnich", e cila nënkupton përfaqësim me emër dhe mbiemër të pjesëmarrësve, pa atribute shtetërore.