“Bombë” në RTV shtetëror grek, mbyllet ERT, 2850 punonjës në rrugë
Mbyllet radiotelevizioni shtetëror grek pas 37 vitesh, duke lënë mijëra punonjës të papunë. Zëdhënësi i qeverisë Greke njoftoi mbylljen e ritransmetimet të ERT mesnatën e së martës.
"Në një kohë kur populli grek është duke bërë sakrifica nuk ka vend për vonesa” tha zëdhënësi Kedikoglou, duke shtuar se duhet të dalim nga kriza, nuk mund të pranojmë korrupsionin dhe abuzimet, që sipas tij ekzistojnë në këtë sipërmarrje mediatike.Kedikoglu foli për "një regjim jo transparent në menaxhim dhe ne privilegjet e punonjësve në radiotelevizionin grek dhe të menaxhimit të keq nga ana finaciare.
"Stafi i ERT paguhet nga populli grek dhe ka tre deri deri në tetë herë më shumë punonjës sesa duhet të ketë.Ka pasuri të madhe, e cila mbetet e pashfrytëzuar ", tha ai.2850 punonjës në ERT do të mbeten te papune pas mesnates.
Vendimi i qeverisë greke, që i jep të drejtë Këshillit të Ministrave të bashkojë apo mbyllë institucione, i hapi rrugë kështu mbylljes së përkohshme të ERT, ndërkaq dy partnerët e kaloacionit qeverisës të Samaras, DIMAR dhe PASOK e kanë kundërshtuar këtë vendim.Liderët e këtyre dy partive Vangjelis Venizelos dhe Fotis Kuvelis, kanë shprehur mospajtimin e tyre ndaj kryeminsitrirt grek Antonis Samaras.Vendimi natyrisht ka është kundërshtuar nga punonjësit e tre kanaleve televizive që përmban ERT. Ata e cilësojnë të pabesueshëm dhe të paprecedent këtë vendim.