Jahjaga dhe Nikoliç bashkë në Samit, kërkojnë mbështetje në rrugën drejt BE

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç u ka bërë thirrje në Bratisllavë pjesëmarrësve në samit të vendeve të Evropës Qendrore që ta mbështesin rrugën e Serbisë drejt Evropës.Ai ka thënë se “Serbia i përket Evropës, dhe se ne nuk nuk kemi tjetër familje, popull e tokë, pos asaj evropiane”.Ai bëri këto komente në samitin, ku po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.Sllovakia edhe pse nuk e ka njohur Kosovën, e ka ftuar në samit edhe presidenten Jahjaga, duke respektuar formulën e njohur të “Gymnihut” që nënkupton se në tavolinë nuk do te këtë as flamur e as emër të shtetit që përfaqësohet.Nikolliç në samit ka kërkuar mbështetje për siç ka thënë “zgjidhjen afatgjate të problemit të Kosovës.Në Samitin e 18 të vendeve të Evropës Qendrore, në të cilin po merr pjesë edhe Kosova, sot foli kryetarja e vendit Atifete Jahjaga.Ndërkaq presidentja Jahjaga në fjalën e saj theksoi se vetëm me përfshirje dhe bashkëpunim në çështjet kyçe me rëndësi për të ardhmen e regjionit do të mund të lëvizim përpara.Në vazhdim Presidentja tha se duhet t’ia përkujtojmë vetes qëllimin dhe shkaqet për krijimin e Bashkimit Evropian. Evropa ka parë një progres gjatë pesë dekadave të fundit si asnjëherë më parë. Jo vetëm që vendet themeluese kanë vazhduar zhvillimin e tyre të qëndrueshëm, por Bashkimi ka ndihmuar tejkalimin e diferencave zhvillimore në Evropë duke u ofruar ndihmë vendeve të cilat kanë ngecur për shkak të ngjarjeve të dekadës së kaluar.“E ardhmja jonë është në BE dhe Republika e Kosovës është e përkushtuar për këtë vizion. Ne do të vazhdojmë të jemi faktor i paqes dhe stabilitetit dhe promovues të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Si perceptim të këtij samiti, e vlerësoj faktin që kjo perspektivë është respektuar përsëri dhe ripërsëris falënderimin tim organizatorëve dhe vendeve pjesëmarrëse për ndihmën e dhënë vendeve aspiruese që të përafrohen më shumë me BE-në”, vuri në spikamë presidentja Jahjaga.Duke vazhduar fjalimin, presidentja e vendit tha se zhvillimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe zhvillimin ekonomik, varet nga njëra-tjetra dhe, përkundër diferencave momentale dhe mospajtimeve të përkohshme rreth njohjes së realiteteve të reja, është mjet i nevojshëm për bashkëpunim dhe përparim të përgjithshëm të kësaj pjese të Evropës.