Thaçi në OKB: Serbia të zbatojë marrëveshjen e Brukselit

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë seancës së sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila ka përfunduar punimet ka kërkuar miratimin e një rezolute të re Kosovën duke i dhënë fund mandatit të UNMIK-ut. I njëjti ka kërkuar që Serbia ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit, kërkesë kjo që është shtruar edhe nga përfaqësuesja e SHBA-së.Ai ka thënë se institucionet e Kosovës janë të vendosura që të zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe se presin që edhe Beogradi të respektojnë ato për të cilat është pajtuar.“Presim që Serbia t’i zbatojë marrëveshjet dhe t’i bind serbët në veri të Kosovës që ta pranojnë marrëveshjen. Te dyja shtete duhej të bënin kompromise, të cilat në thelb janë në interesat të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Thaçi.Ai ka thënë se marrëveshja është nënshkruar nga dy shtete dhe se me të krijohet një ambient i bashkëpunimit, dhe e cila mundëson pranimin e plotë të pavarësisë së Kosovës.“Ajo është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe krijon ambient për normalizim të situatës në veri të Kosovës dhe një nga hapat do të jenë edhe zgjedhjet lokale në tetor të këtij viti”, ka thënë Thaçi.Duke folur për situatën e sigurisë në Kosovë, Thaçi ka thënë sa gjatë periudhës së fundit për të cilin bënë fjalë raporti i sekretarit gjeneral të OKB-së nuk ka pasur asnjë sulm kundër trashëgimisë serbe.Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se Serbia është e vendosur që të mos merret me të kaluarën e cila nuk mund të ndryshohet. Edhe ai ka thënë se Prishtina dhe Beogradi pas 11 raundeve të dialogut kanë arritur një marrëveshje historike.Daçiç ka thënë se të gjitha bisedimet duhet të bëhen duke mos paragjykuar statusin e Kosovës duke shtuar se Serbia ka treguar gatishmërinë e saj ta tejkaloj gjendjen e tanishme të marrëdhënieve.Marrëveshja e parë midis Beogradit dhe Prishtinës parasheh krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.Duke folur për situatën e sigurisë, ai ka thënë se të shpërngulurit serbe marrin vetëm mbështetje verbale dhe asgjë më shumë.Ai edhe kësaj here ka thënë se është shumë me rëndësi prania e misionit të OKB-së UNMIK për ekzistencën e serbëve në Kosovë.Sipas tij, gjatë katër muajve të fundit janë regjistruar mbi 60 sulme etnike. Daçiç u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që bashkërisht të vazhdojnë në gjetjen e zgjidhjeve të cilat do të jenë në interes të të dyja popujve.Ai ka kritikuar edhe procesin e privatizimit në Kosovës, i cili sipas tij, është në kundërshtime me konventat ndërkombëtare pasi injoron pronarët legjitim.Zbatim të marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë është ajo çka SHBA pret në ditët në vijim. Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën ata kanë deklaruar se zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij vitit në Kosovë janë një hap i rëndësishëm e që pritet shumë nga OSBE-ja në këtë rast.Përfaqësuesja e SHBA-së ka thënë se e mirëpresin marrëveshjen dhe presim zbatimin e saj dhe se sipas saj, duhet të bashkëpunojnë me KFOR, EULEX dhe të tjerë.“Kuvendet përkatëse i inkurajojmë që të marrin vendimet për mbështetjen e këtyre marrëveshjeve. Zgjedhjet komunale që do të mbahen në vjeshtë janë një hap i rëndësishme e përgëzojmë OSCE për mbështetjen, i dënojmë aktet, fjalimet dhe retorikat që qojnë në dhunë. Ftojmë qeveritë tua shpjegojnë banorëve çka ofron kjo marrëveshje. Ftojmë të gjitha ta respektojmë marrëveshjen”, ka thënë ajo.Ndërsa përfaqësuesi i Federatës Ruse ka thënë se baza e vetme për implementimin e marrëveshjes është rezoluta 1244.“Kjo marrëveshje nuk e ka ndryshuar statusin e provincës dhe pjesa më faktike ka mbetur e që është e implementimit. Enklavat e vogla serbe po qëndrojnë dhe ato të mëdhatë po zvogëlohen, ka pasur sulme në verrave dhe monumente kulturore duhet krijuar mekanizma për mbrojtjen e monumenteve historike të serbëve në Kosovë”, ka thënë ai.Ai ka thënë se i brengos se ka paqartësi në hetimet e caktuara sa i përket trafikimit të qenieve njerëzore, hetime këto që janë ndërprerë në vitin e kaluar.