Këshilli i Sigurimit, sot seancë për Kosovën
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot raportin e Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-Moon lidhur me zhvillimet në Kosovë, që përfshin periudhën kohore prej 16 janar deri më 22 prill.Që në fillim të raportit, Sekretari Ban Ki Moon përshëndet dhe e “mirëpret marrëveshjen e parë mbi parimet e normalizimit marrëdhënieve” midis Kosovës dhje Serbisë”, që u arrit më 19 prill në dialogun e ndihmuar nga Bashkimi Evropian.Në takimin e Këshillit të Sigurimit do të marrë pjesë edhe delegacioni i Kosovës i cili udhëheqjet nga kryeministri Hashim Thaçi, i cili prej një jave po qëndron në një vizitë në SHBA ndërsa delegacioni serb do të udhëhiqet nga kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç.Sekretari Ban Ki Moon e quan marrëveshjen “një arritje historike” dhe përgëzon udhëheqësit politik se “treguan durim, largpamësi politike dhe udhëheqjen e duhur’”“Rezultatet e arritura në dialog hapin rrugën për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan sekretari Ban Ki Moon ndërsa ka shtuar se një frymë e njëjtë kompromisi, vendosmërie dhe vullneti të mirë duhet të mbizotërojë edhe në zbatimin e marrëveshjes në të dyja anët e lumit Ibër.Ai thotë se për këtë “bashkësia ndërkombëtare duhet të ofrojë mbështetje dhe luaj rol aktiv”.Udhëheqëse e radhës në takim dhe këtë muaj në Këshillin e Sigurimit është Britania e Madhe.