Zbogar:Kosova po ecën ngadalë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2013, 10:04
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, ka raportuar të mërkurën Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Sllovenisë, për zhvillimet e fundit në Kosovë.Ai ka përmendur progresin e arritur, por ka thënë se Kosova ende është një një lloj konflikti të ngrirë.“Në të dyja anët ka inate të mëdha dhe asnjëherë nuk mund ta dini se çfarë do të nxisë konfliktin e madh”, ka thënë Zbogar, njofton agjencia sllovene STA, raporton ‘Blic’.Zbogar, i cili ka qenë ish-ministër i Jashtëm i Sllovenisë, ka thënë se procesi i integrimit evropian është instrumenti kryesor me të cilin duhet punuar Prishtinës dhe Beogradit.“Kjo është në duart e Bashkimit Evropian, i cili gjithnjë e më shumë është i pranishëm në Kosovë”.