Thaçi e Daçiç takohen në Vjenë?

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç pritet të marrin pjesë të dielën në forumin evropian në Vahau të Austrisë, shkruajnë mediat serbe.Dy kryeminisrat do të mbajnë edhe fjalime, sipas gazetave beogradase, në njërën prej seancave plenare të diskutimeve në këtë forum, ku pritet të marrin pjesë edhe ministri i jashtëm i Austrisë Michael Spindelegger, shefi i diplomacisë rumune Titus Korlatean dhe ai i Maqedonisë Nikolla Popovski.Mediat serbe thonë se Thaçi e Daçiç para nisjes së këtij forumi, do të takohen në Vjenë për të diskutuar zhbllokimin e dialogut teknik, i cili ka ngecur në çështjen e telekomit dhe energjetikës.Sipas gazetës beogradase “Veçernje Novosti” dy kryeministrat pritet të diskutojnë zgjidhjet për të cilat grupet e punës kanë rënë dakort në parim, por nuk kanë marrë asnjë vendim.Një zhbllokim i tillë, thuhet se do të mundësonte që Baronesha Catherine Ashton dhe Komisionari Fule të dorëzojnë më 18 qershor, një vlerësim pozitiv për bashkëpunimin e Serbisë në dialog, dhe hapjen e rrugës për marrjen e datës për anëtarësim në BE.