Mbyllja e televizionit ERT, protesta në Athinë, “tronditje” në Bruksel
Ndërsa demostratat e punonjësve për mbylljen e papritur të transmetuesit shtetëror ERT vazhdojnë në Athinë, partitë politike të opozitës, te kolaicionit dhe sindikatat janë duke i bërë thirrje qeverisë të kthejë vendimin e saj.Bashkimi i Transmetuesve Europianë gjithashtu i bëri thirrje kryeministrit AntonioSamaras të rishohë urdhrin, ndërsa ngriti një stacion të improvizuar në parkun e makinav te ERT. Eurodeputetët kanë shprehur tronditjen e tyre me rolin e Komisionit Evropian dhe trojkës për kushtet që ka vënë për krizën greke.Komisioneri Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare, Olli Rehn në deklaratat e tij nga Srasburgu për mbydhjen e ERT theksoi se "komisioni nuk ka kërkuar, por dhe nuk mohon mbylljen e ERT".“Komisioni Evropian nuk ka kërkuar as nuk dëshiron mbylljen e televizionit publik grek si pjesë e shkurtimeve në shpenzimet publike”,tha Komisioneri Evropian.Olli Rehn theksoi se është herët të rishqyrtohen qëllimet e programit për privatizim të disa aseteve greke, pas dështimit të tenderit për shitje të kompanisë greke të gazit DEPA. Eurokomisioneri insiston që qeveria në Athinë të shpallë tender të ri për DEPA-n.