Greqi, protesta kundër mbylljes së ERT-së

Partnerët e koalicionit qeverisës Evangjelos Venizelos dhe Fotis Kuvelis i kanë bërë thirrje kryeministrit grek Antonis Samaras për bisedime mbi të ardhmen e transmetuesit shtetëror, por Kryeministri nuk ndryshoi qëndrimin e tij duke vënë në dyshim të ardhmen e qeverisë."Nuk po e mbyllim televizionin shtetëror, por do ta hapim më të mirë dhe më të fuqishëm, me më pak personel" ka thënë Samaras.  Kryeministri grek ka theksuar se rediotelevizoni ka qënë një çerdhe korrupsioni.Ndërkohë protestat për të kundërshtuar këtë vendim të çuditshëm të qeverisë greke kanë vazhduar në  Athinë, ndërsa sot priten protesta masive gjithëkombëtare.Sindikatat greke e kanë quajtur këtë vendim të qeverisë si një llojë "grusht-shteti" dhe një sulm drejt lirisë së shtypit. Unioni Radiofonik Evropian gjithashtu ka kritikuar vendimin e qeverisë greke.Qeveria e Samaras me këtë vendim synon të përmbushë kërkesat e programit të kursimeve, që  kreditorët ndërkombëtarë i kanë përcaktuar vendit me borxhe të larta.Greqia duhet të pushojë nga puna deri në fund të vitit 4000 punonjës të sektorit shtetëror, në kuadër të masave të konsolidimit. Deri në fund të vitit 2014 ky numër duhet të jetë 15.000 vetë.