Agjencia e Turizmit, në vëmendje promovimin e Gjirokastrës
Agjencia Kombëtare e Turizmit i ka ndalur hapat këtë radhë në qytetin e gurtë të Gjirokastrës për të soditur bukuritë arkitekturore dhe etnografike të saj, të cilat që prej vitit 2005 mbrohen dhe nga UNESCO.Nën moton "Nise udhëtimin tënd nga Shqipëria jote", Gjirokastra ofron destinacionet të rralla si Kalaja, Muzeu kombëtar i Armëve, Qafa e Pazarit, banesat karakteristike si dhe qyteti arkeologjik i Antigonesë. Këto destinacione e kthejnë Shqipërinë në një vend turistik, i cili mund te vizitohet gjatë gjithë vitit, u shpreh drejtoresha e AKT-së, Brikena Arapaj.Këtij turi iu bashkua edhe Federata e Aeronautikës shqiptare, nëpërmjet të cilit u realizuan dhe fluturime nga kodrat pranë malit Cajupi. Alket Islami, drejtuesi i Federatës së Aeronautikës e vlerësoi maksimalisht këtë nismë të ndërmarrrë për eksplorimin e bukurive të Shqipërisë.Në këtë tur u promovuan trashëgimia kulturore dhe vepra të rralla me vlera të jashtëzakonshme historike, arkeologjike dhe arkitekturore që qyteti i gurtë i Gjirokastrës të dhuron.