20-vjet BB në Shqipëri, Berisha: Bashkëpunim i shkëlqyer
Kryeministri Berisha ka vlerësuar sot ndihmën që ka dhënë Banka Botërore në zhvillimin e Shqipërisë.Në fjalën e tij në aktivitetin e organizuar me rastin e 20-vjetorit të bashkëpunimit mes BB-së dhe Shqipërisë, kryeministri Berisha theksoi se falë ndihmës të Bankës Botërore u ndërtuan shkolla, spitale rrugë etj."Banka Botërore këto vite ka arritur të përshtatet me stadet e zhvillimit të vendit. N.q.se ju analizoni axhendën e bankës ajo gjatë këtyre viteve ka kontribuar që Shqipëria të renditet në një nga vendet me të ardhura të mesme të larta dhe ka afruar projekte nevragjike, shumë të rëndësishme, për energjinë, projektet për jugun, për arsimin, të cilat realisht synojnë të ndihmojnë shqiptarët, të parandalojnë, të mbrojmë më shumë këtë vend nga kjo krizë ë thellë që do të jetë afatgjatë” tha Berisha.Ndërsa ka kërkuar thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Bankën Botëror, kreu i qeverisë theksoi se investimet e saj kanë bërë të mundur që Shqipëria të përballojë krizën, zhvillimin e mëtejshëm të vendit dhe afrimin në Bashkimin Europian."Duhet të kemi të qartë se Shqipëria nuk mund të integrohet në një klub të të pasurve si një vend i varfër. Duhet të bëhet gjithçka që vendi të arrijë në nivelin e vendeve të zhvilluara me të ardhura të larta” shtoi Berisha.Ndërsa ministri i Financave Ridvan Bode ka deklaruar se prezanca e BB-së në Shqipëri ka bërë të mundur që reformat e ndërmarra nga qeveria të jenë të suksesshme. Sipas tij investimet e bëra nga Banka Botërore i dhanë një impakt të precedentë zhvillimit të qëndrueshëm të vendit."Ne do të vijojmë të thellojmë bashkëpunimin me Bankën Botërore duke shmangur mbipalosjes dhe duke bashkëfinancuar projekte të integruara dhe me peshë në zhvillimin e ekonomisë së vendit” shtoi Bode.