Qeveria i hap rrugë KESH: Import të energjisë deri në dhjetor
31 dhjetori i këtij viti është afati i fundit, që qeveria shqiptare ka përcaktuar si mundësi të kompanisë KESH për importim të energjisë elektrike. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave dhe sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë kostot financiare të importit të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes sipas pikës 1, të këtij vendimi, t`i faturohen shoqërisë "CEZ Shpërndarje", sh.a., Tiranë.“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, "Për sektorin e energjisë", të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave vendosi:1.Lejimin e shoqërisë "KESH", sh.a., Tiranë, të importojë energji elektrike për periudhën deri më 31.12.2012, për garantimin e furnizimit të pandërprerë të konsumatorëve me energji elektrike në vend, si dhe mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes.2.Kostot financiare të importit të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes sipas pikës 1, të këtij vendimi, t`i faturohen shoqërisë "CEZ Shpërndarje", sh.a., Tiranë.3.Procedurat e importimit të energjisë elektrike nga ana e shoqërisë "KESH", sh.a., Tiranë, të bëhen në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.4. Ngarkohet Ministria e Financave për sigurimin e burimeve financiare për kryerjen e importit të energjisë elektrike nga shoqëria "KESH", sh.a., Tiranë, sipas pikës 1, të këtij vendimi, si dhe për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për importin e energjisë elektrike të realizuar nga KESH, sh.a.-ja, në periudhat e mëparshme.5. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Financave dhe shoqëria "KESH", sh.a., Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi” thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.