Asambleja e OSBE-së, Berisha: Do zhvillojmë zgjedhje të ndershme
Zhvillohet për herë të parë në Tiranë Asambleja Parlamentare e OSBE-së në sensionin e saj të vjeshtës.Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti i AP të OSBE-së Riccardo Migliori, theksoi se Shqipëria ka bërë arritje të mëdha që nga anëtarësimi i saj në OSBE.Ndërsa ka vlerësuar edhe kontributin e Shqipërisë në këtë organizatë, Migliori tha se Shqipëria ka qenë një nga vendet më të izolurua, por ka dëshmuar se ka forcë për të kontribuar.“Shqipëria mban me vete një forcë të jashtëzakonshme për të kontribuar. Nuk mendoj se ka ngelur ndonjë gjë për t`ju mësuar. Kemi përfituar shumë me çfarë ju keni kontribuar dhe nga puna që është bërë nga ambasadori Wollfarth” tha Migliori.Ndërsa kryeparlamentarja Topalli, shprehu kënaqësinë e madhe që ky forum mbahet në Tiranë. “Faleminderit që keni pranuar kërkesën që ky sesion i vjeshtës të mbahet në Tiranë. Do doja shumë që ju të njihnit përtej kësaj salle këtë vend të bukur e të vogël. Jam e gëzuar që jemi këtu në këtë vit jubilar përfaqësues nga gjithe bota” tha ajo.Ndërsa Sekretari i AP-së të OSBE, Lamberto Zannier ka se Shqipëria është anëtare mjaft aktive e kësaj organizate. Ai ka theksuar se OSBE-ja duhet të vendosë një standart të ri në kuadrin e zgjedhjeve pasi sipas tij roli i saj është shumë i rëndësishëm në këtë fushë.Në fjalën e tij përshëndetëse, kryeministri Berisha ka garantuar mbajten e zgjedhjeve të lira e të ndershme në perputhje të plote me standardet e kërkuara dhe ka ftuar të huajt të jenë vëzhgues të tyre.“Zgjedhjet e 2009 plotësuan kriteret e OSBE, ju u bëtë avoketër të kësaj të vërtete të madhe dhe dhatë kontributin tuaj në stabilitetin e vendit, po ecim drejt zgjedhjeve të tjera, do bëj gjithçka për standardet më të mira të zgjedhjeve të lira e të ndershme ndaj ju ftoj të vëzhgoni zgjedhjet dhe jam i bindur se do të gjenden në një vend që do të nderojë të gjitha normat e OSBE për zgjedhje të lira”- tha Berisha.Kreu i qeverisë theksoi më tej se organizimi i këtij sesioni në Tiranë përbën një perlë në kurorën e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. "Jeni këtu në një vend që për vite dënoi këtë organziatë, jeni në një vend në të cilin në vitin 90 kushtetuta e kishte ndaluar liritë dhe të drejtat themelore, themeluar mbi parimin më të rëndësishem mbledhja juaj këtu përbën dëshmi të një suksesi të madh të kesaj organizate në mbrojtjen e këtij parimi universal. Dua të shpreh admirimin tim për punën e shkëlqyer të kësaj asambleje në vite, një avokate e shkëlqyer, në mbrojtje të lirisë, paqes, stabiliteti dhe mirëkuptimit” tha ai.Më tej, Berisha ka kërkuar ndërhyrje të fuqishme për t`i dhënë fund përgjakjes në Siri, për të ndihmuar Turqinë dhe Jordaninë që përballen me një presion të madh refugjatësh.Përgjatë dy ditëve mbi 200 pjesëmarrës nga 56 vende anëtare të OSBE-së, do të marrin pjesë në takime të nivelit të lartë që përfshijnë një konferencë parlamentare me temë: "OSBE: Promotor i mirëqeverisjes dhe integrimit si bazë për stabilitetin dhe sigurinë".Konferenca, e ndarë në tre sesione, do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me promovimin dhe mbrojtjen e shoqërive multi-etnike dhe multi-kulturore në vendet anëtare të OSBE-së, me krizën ekonomike dhe financiare, si dhe me rolin e medias në promovimin e mirëqeverisjes.Mbajtja e mbledhjeve të vjeshtës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Tiranë vjen në një kohë kur Shqipëria mban Presidencën e KiE-së, si dhe përgatitet të festojë 100-vjetorin e Pavarësisë.