Reklamat, Olldashi: Sulmet e Ramës, për interesa të 2 personave
Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, i është kundërpërgjigjur akuzave të të Partisë Socialiste për reklamat shtetërore. Sipas tij ajo që po trumbetohet si skandali i reklamave qeveritare nga Edi Rama, pas tyre fshihen interesa ekonomikë shumë të ngushta të dy personazheve.Gjatë daljes së tij për mediat, Olldashi dha një panoramë të shpërndarjes së njoftimeve dhe spoteve televizive nga Edi Rama, në kohën kur ky i fundit ka qenë në krye të Bashkisë së Tiranës. Lidhur me këtë sipas Ministrit Rama i ka publikuar vetëm në gazeta klientësh, spotet në televizionet klintëve të tij apo të kontrolluar politikisht, prodhimin e ka bërë në tri kompani që kanë një pronar, dhe më pas i ka transeruar nga këto kompani tek motra e këshilltarit të tij.Gazeta e parties së Ramës tha Olldashi, në 5 vite ka marrë nga Bashkia e Ramës, 98 milionë lek. Në këtë llogari shtoi më tejai, nuk janë përfshirë 1 miliard e 247 milionë lek, detyrime fiskale të pronarit të saj të fshira nga regjistri fiskal i Bashkisë.